400 mijë viktima nga COVID-19 në rang global, gati 7 milionë të infektuar
Numri i viktimave si pasojë e COVID-19 në rang global ka kaluar shifrat e 400 000 personave. Por, sipas ekspertëve numri mund të jetë edhe më i lartë, pasi disa prej vdekjeve që kanë ardhur për shkak të mungesës së studimeve, nuk janë shënuar si të tilla. Ndërkohë llogariten mbi 6.9 milion raste të prekurish në të gjithë botën, sipas burimeve të universitetit “Johns Hopkins”.
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të viktimave në të gjithë botën, 109,802, ndërsa në Evropë më e goditura është Mbretëria e Bashkuar me 40,548.
Teksa pjesa më e madhe e shteteve të Evropës kanë filluar me masat lehtësuese, qendra më e nxehtë e përhapjes së virusit është Amerika Veriore, Qendrore dhe Jugore.
Në Brazil (vendi i tretë në botë sa i përket numrit të viktimave), qeveria mori vendimin e diskutueshëm për të ndaluar publikimin e numrit të viktimave si pasojë e COVID-19, duke shkaktuar debate të mëdha në publik. Kritikët e konsiderojnë këtë si një përpjekje për të fshehur numrin e vërtetë të viktimave.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta