7.9 milionë vaksina brenda javës në SHBA, sot pritet që t’i injektohet presidentit Joe Biden
Pak ditë ma parë vaksina e kompanisë Moderna u bë vaksina e dytë, e cila mori miratimin nga autoritetet amerikane që të nis vaksinimin emergjent në të gjitha shtetet.
Një javë më parë administrata e barnave autorizoi edhe vaksinën e Pfizer, e cila tashmë ka nisur të injektohet kryesisht tek grupet më vulnerabël, stafi mjekësor dhe të moshuarit.
Ashtu si vaksina e Pfizer, Moderna duket se është rreth 94% efektive, në parandalimin e infeksioneve simptomatike të SARS-CoV-2. Profili i tij i sigurisë është gjithashtu i ngjashëm me atë të Pfizer, me lodhje, dhembje koke dhe dhembje në vendin e injektimit ndër efektet anësore më të përmendura deri më tani.
Qeveria amerikane planifikon të shpërndajë brenda javës 5.9 milionë vaksina Moderna dhe 2 milion vaksina Pfizer.
Pak ditë më parë ishte zvpresidenti Mike Pence ai, i cili u njektua publikisht me vaksinën anti-COVID-19, ndërsa sot pritet që të injektohet publikisht edhe presidenti i zgjedhur, Joe Biden.
E ndërsa SHBA miratoi vaksinën e dytë Evropa duke më e ngadaltë në marrjen e këtij hapi, pikërisht sot pritet të mblidhen ekspertët e agjencisë evropiane të barnave për të diskutuar nëse vaksina e Pfizer do të miratohet e të nis vaksinimi në 27 dhjetor sikundër kanë bërë me dije shumë shtetet evropiane të cilat janë shprehur se janë gati të nisin procesin e vaksinimit.
Lexoni gjithashtu:
Miratohet ‘Moderna’. Paneli i ekspertëve lejon përdorimin emergjent të vaksinës
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta