5 milionë euro dëm financiar nga tenderët gjatë vitit 2020

15 Korrik 2021 | 10:55

5 milionë euro llogaritet dëmi financiar i shkaktuar nga abuzimet me tenderët në vitin 2020. Raport-auditimi i kryer nga Ministria e Financave gjen se sistemi i prokurimit publik është ndër fushat më problematike, që shkaktoi gjysmën e dëmit financiar në institucionet publike.

Qeveria në auditimin e saj të brendshëm ka identifikuar 9238 shkelje dhe devijime në sistemin e prokurimit publik, abuzime këto që kanë ardhur nga keq llogaritjet në fondin limit të tenderëve, favorizime të disa operatorëve ekonomikë dhe ndryshim të kritereve në kontrata.

Po ashtu, në disa raste ka munguar argumenti për sasinë e mallrave a shërbimeve që shkojnë për institucionet, duke lënë shkas për blerje të jashtë nevojave që ato kanë. Me sistemin e pikëzimit, që ministria ka ngritur  për të matur performancën, sistemi i prokurimeve ka marrë 1.8 pikë nga 4 pikë të mundshme, po aq sa në vitin 2019.

Ndërkaq, raporti tregon se dëmi i përgjithshëm ekonomik arrin në 10 milionë euro, dhe pas tenderëve peshën më të madhe të humbjeve e mbajnë abuzimet në sistemin e taksave, doganave dhe tatimeve me 3.9 milionë euro, ndjekur nga pagat, shpërblimet, koncesionet dhe administrimi i pronave.

Eksperti i ekonomisë, Hazmi Stringa gjatë një interviste për Euronews Albania thotë se situata është akoma edhe më shqetësuese pasi niveli prej 5 milionë euro që identifikohet si problem është relativisht e voglën në krahasim me problematikët e madhe që prokurimet publike mbartin në vetvete.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026