5 të vdekur nga sulmi me shigjeta në Norvegji, i dyshuar një danez

14 Tetor 2021 | 06:33

5 persona kanë humbur jetën nga gjatë sulmit me hark e me shigjeta në Kongsberg të Norvegjisë.

Dyshohet se një shtetas danez, 37-vjeç, vrau pesë persona dhe plagosi dy të tjerë, përfshirë një oficer policie jashtë detyrës.

Autori është arrestuar nga Policia dhe po bashkëpunon me autoritetet.

“Ai po bashkëpunon dhe po jep deklarata të hollësishme në lidhje me këtë ngjarje”,  tha avokati Fredrik Neumann.

Ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë.

Hetuesit po shqyrtojnë nëse sulmet e së mërkurës përbënin një akt terrorizmi dhe thanë se do të jepnin një përshkrim më të detajuar gjatë ditës së enjte.

Në vitin 2011 në Norvegji ka ndodhur një tjetër sulm i rëndë, ku ekstremisti i djathtë Anders Behring Breivik vrau 77 njerëz në një kamp, shumica prej tyre adoleshentë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026