50 gazetarë u vranë gjatë vitit 2020 ndërsa kryenin detyrën

30 Dhjetor 2020 | 08:34

Pesëdhjetë gazetarë u vranë kudo në botë ndërsa kryenin misionin e tyre gjatë vitit 2020, sipas një raporti të publikuar të martën nga Reporterët Pa Kufi, (RSF).

Shifra mbetet thuajse e pandryshuar kur krahasohet me 53 vdekjet në vitin 2019, që e çon totalin e vrasjeve të regjistruara në dhjetë vitet e fundit në 937.

“Gjashtëdhjetë e tetë për qind e këtyre gazetarëve u vranë në vende që nuk ishin në luftë. Është ky një trend shqetësues i vënë përgjatë këtyre viteve,” theksoi Pauline Mevel zëdhënësja e RSF.

“Tregon se gazetarët nuk janë viktima kolaterali të luftës, por që shënjestrohen sepse investigojnë, sepse shqetësojnë disa qeveri,” shtoi ajo.

Meksika mbetet vendi më i rrezikshëm për gazetarët, ku tetë reporterë u vranë vetëm gjatë këtij viti. Pasuar nga Iraku (6 vdekje), Afganistani (5), Pakistani (4) dhe India (4).

Një tjetër trend sipas Reporterëve Pa Kufi është shtimi i numrit të gazetarëve të vrarë ndërsa mbulojnë protesta.

“Shtatë gazetarë vdiqën në vitin 2020 gjatë mbulimit të protestave,” tha Mevel. “Është shumë problematike sepse gjithnjë e më shumë gazetarë janë sulmuar gjatë protestave. Ata shpesh herë plagosen dhe ndonjëherë edhe humbin jetën.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026