500 euro për t’u vaksinuar, kompania greke nismë për të nxitur punonjësit
Një kompani e përpunimit të metalit në Greqi po u ofron punonjësve një shpërblim prej 500 eurosh për t’u vaksinuar kundër coronavirusit. Cosmos Aluminium në qendër të qytetit të Larisës me 180 punëtorë, ka parë një rritje të të ardhurave që nga fillimi i vitit dhe druhet se mbyllja e aktiviteteve të saj qoftë edhe vetëm një ditë do ta nxirrte atë jashtë loje.
“Mënyra se si punojmë ne ka pak shanse që të sjellë infektime, apo transmetimin e virusit në njësitë tona, pasi pozicionet e punonjësve janë në distancë, sikurse kërkohet. Por pavarësisht kësaj, në një vit kur prodhimi dhe porositë po ecin mirë, ne nuk duam të mendojmë për mbylljen apo reduktimin e prodhimit qoftë edhe për një ditë të vetme, pasi do të ishte katastrofike”, shprehet Yannis Kantonias, zv. president i kompanisë.
Lëvizja në linjë me thirrjet e qeverisë për të përshpejtuar vaksinimin në një kohë kur varianti “Delta” është përhapur nënvizon sfidën me të cilën po përballen kompanitë, të cilat përpiqen të ruajnë kërkesën e lartë, paralelisht me ekonominë që po rikuperohet.
Ditën e premte, agjencia greke e statistikave raportoi se prodhimi industrial në vend u rrit me 14 për qind në muajin maj, pasi ritmet e ekonomisë u përshpejtuan pas bllokadës së vitit të kaluar.
Greqia, që doli nga vala e parë e pandemisë më mirë se nga shumë vende të tjera, por që regjistroi një rritje të fortë të rasteve të sëmundjes këtë vit, është përballur me një rritje të infektimeve në ditët e fundit dhe ka nisur të rivendosë masat.
Javën e ardhshme qeveria greke pritet të njoftojë vaksinimin me detyrim për punëtorët e disa sektorëve kyç si shëndetësia dhe qendrat e kujdesit shëndetësor.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta