English

500 krerë shtetesh në varrimin e mbretëreshës, zyrtarët rusë të paftuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rreth 500 krerë dhe zyrtarë të lartë të shteteve të ndryshme janë ftuar për të ndjekur varrimin e mbretëreshës Elizabeth-a e Dytë, të hënën në Londër.

- Advertisement -

Mes tyre spikat presidenti amerikan Joe Biden, i cili ka mbërritur tashmë në kryeqytetin anglez, ku do të takohet me kryeministren Liz Truss, ndonëse pas funeralit mbretëror.

Të tjerë liderë të njohur janë ata të vendeve të Komonuelthit, mes të cilëve kryeministri kanadez Justin Trudeau, ai i Australisë, Anthony Albanese dhe ajo e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

Nuk do të mundojnë as presidentët e Emmanuel Macron, Sergio Mattarella dhe Frank Walter Steinmeier.

Një figurë kontradiktore që është ftuar për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës është princi saudit i kurorës, Mohammad bin Salman, i akuzuar për vrasjen e gazetarit Jamal Khashogi në vitin 2018, në konsullatën saudite në Stamboll.

Ndërkohë, Kina do të përfaqësohet nga zëvendës presidenti i vendit, ndërsa nga Rusia nuk është ftuar asnjë zyrtar.

Në reagimin e saj, Moska zyrtare e ka cilësuar vendimin e Londrës si “imoral” dhe të lidhur me zhvillimet e fundit gjeopolitike në botë.

Varrimi, i cili do të zhvillohet ditën e hënë, do të transmetohet në ekrane të mëdha të vendosura në sheshe dhe parqe të ndryshme të Londrës.

Procesioni, që do të përfshijë 10 mijë anëtarë të stafit ushtarak, është më i madhi pas atij të Ëinston Churchill në 1965-n.

Siguria është një tjetër aspekt i eventit. Plani i koduar “London Bridge” është përgatitur para disa vitesh dhe është firmosur nga vetë mbretëresha.

Për garantimin e mbarëvajtjes do të angazhohen 10 mijë oficerë me uniformë të Policisë Metropolitane, asaj të Qytetit të Londrës dhe të Policisë së Transporteve. Ndërkohë, mijëra agjentë të tjerë, të veshur civilë, do të punojnë të infiltruar mes turmave të njerëzve.

Në punë janë vënë edhe agjencitë e inteligjencës, të cilat po marrin masa për të parandaluar sulme të mundshme terroriste.

Mbretëresha Elizabeth-a e Dytë do të varroset në kishën St George, brenda terrenit të Kështjellës Windsor, një ndër rezidencat e preferuara të saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?