‘500 mijë viktima në Europë dhe Azi qendrore deri në shkurt’, paralajmëron OBSH
Europa dhe Azia qendrore janë sërish “epiqendra” e pandemisë COVID-19, ku rrezikohen 500 mijë vdekje të reja deri nga shkurti, deklaroi drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë gjatë një konference për shtyp.
Dr. Hans Kluge tha se rritja prej 55 për qind e rasteve të reja gjatë katër javëve të fundit ka ardhur si pasojë e shkallës së ulët të vaksinimeve, si dhe mungesës së masave parandaluese.
Europa dhe Azia Qendrore kanë rreth 59 për qind të rasteve në shkallë globale, si dhe 48 për qind të vdekjeve të raportuara, shtoi ai.
Stina e dimrit, përfshi dhe faktin që njerëzit qëndrojnë për kohë më të gjata në ambiente të mbyllura dhe mos mbajtja e maskës janë ndër faktorët kryesorë pas këtyre shifrave.
Rreth një miliard doza janë administruar në këto dy rajone, por vetëm 47 për qind e popullsisë së tyre është plotësisht e vaksinuar.
Skepticizmi ndaj vaksinave në Europë
Në Europën lindore, ku shkalla e vaksinimit mbetet e ulët, shumë vende po përpiqen të frenojnë një valë vdekjeprurëse të virusit.
Nga Bukureshti, Dr. Dorit Nitzan, drejtori rajonal i emergjencave pranë OBSH, tha se organizata ka folur me anëtarë të shoqërisë civile në Rumani të cilët duan “të mësojnë më shumë mbi vaksinat dhe të kuptojnë sa të sigurta janë ato tek gratë shtatzëna”.
Dr. Smallwook theksoi se numri i grave shtatzëna në spitale është shumë i lartë, dhe se ekspertët duhet të bëjnë më shumë për të shpjeguar përfitimet dhe rreziqet e vaksinës tek to.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta