515 mln euro për interesat e borxhit, kostoja e huasë për qeverinë rritet në 2023
Ministria e Financave parashikon që kostoja e borxhit të përgjithshëm për vitin e ardhshëm të rritet me 168 milionë euro më shumë në krahasim me këtë vit.
Sipas parashikimit të paraqitur në relacionin e projektbuxhetit 2023, për pagesa interesash dhe fond kontigjence për risqet e borxhit janë ndarë 61 miliardë lek në total, ose rreth 515 milionë euro.
Shifra është 20 miliardë lek, ose 168 milionë euro më shumë nga parashikimi i kostos së borxhit për këtë vit.
Borxhi i brendshëm do të ketë rritjen më të lartë, duke vijuar me prirjen që ka nisur prej muajsh që këtë vit. Nga të dhënat e Ministrisë së Financave, deri në fund të shtatorit vetëm interesat e borxhit të brendshëm janë rritur me reth 15 milionë euro në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shqipëria ka gati gjysmën e borxhit publik huamarrje të brendshme, ndërsa Ministria e Financave parashikon që vitin e ardhshëm të emëtojë një tjetër Eurobond me vlerë të paktën 500 milionë euro, si dhe një kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar prej 180 milionë eurosh.
LEXONI GJITHASHTU
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta