5,2 mld dollarë për buxhetin e vitit 2022, qeveria pret rritje ekonomike 4.1 për qind
Buxheti për vitin 2022 do të jetë 5.2 mld dollarë, me rritje 10.6% në krahasim me këtë vit. Ndërkohë, edhe shpenzimet do të rriten në 6.2 mld dollarë. Me këto shifra, pritet që deficiti të arrijë 1 mld dollarë, ose 5.4 % e PBB-së.
Burimi i rritjes së të ardhurave shihet tek rimëkëmbja ekonomike, rritja e volumit të importeve dhe lufta ndaj informalitetit. Qeveria shqiptare pret që rritja ekonomike vitin e ardhshëm të jetë 4.1%.
Në dokumentin e buxhetit, i prezantuar nga ministrja e Financave dhe Ekonomise, Delinda Ibrahimaj, stoku i borxhit publik vlerësohet të arrijë në 14.1 mld dollarë dhe nga 80% që do të jetë këtë vit, synohet të ulet me 1.1 pikë përqindje (78.9%).
Një fond i posaçëm parashikohet edhe për rritje pagash, i cili do të bëhet aktiv nga muaji korrik dhe përfitues do të jenë kryesisht mjekët e arsimtarët.
Ndërkohë, janë 190 milionë dollarë të papërdorura nga fondi i rindërtimit, që do të financojnë projekte të mbetura pezull në vite.
Sa i përket administratës, ajo do të shtohet me 330 punonjës.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta