530 mld dollarë, Banka Botërore miraton pako të re ndihme për Ukrainën

1 Tetor 2022 | 10:26

Banka Botërore ka miratuar ndihmën shtesë prej 530 milionë dollarësh për rindërtimin dhe rimëkëmbjen e Ukrainës.

Banka njoftoi se pakoja e re sjell në total ndihmën për Ukrainën – që kur ka nisur pushtimi rus më 24 shkurt – në 13 miliardë dollarë. Nga kjo shumë, 11 miliardë dollarë veçse i janë dhënë Ukrainës.

Ndërkohë drejtori për Evropën Lindore, Arup Banerji, tha se Banka Botërore vlerëson se Ukrainës do t’i duhen tri vjet për rindërtim dhe rimëkëmbje dhe mbi 100 miliardë dollarë.

Ndihma për Kievin vjen një ditë pasi Rusia zyrtarisht aneksoi edhe katër rajone ukrainase.

Nuk mungoi edhe një reagim nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili u zotua se kurrë nuk do të pranojë aneksimet e paligjshme të Moskës dhe i bëri thirrje Perëndimit që të pranojë kërkesën e Ukrainës për t’u bërë anëtare e aleancës mbrojtëse të NATO-s.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026