6 organizata padisin qeverinë franceze për ndalime të padrejta dhe ‘diskriminuese’ nga policia
Gjashtë OJF franceze kanë paditur shtetin francez duke kërkuar që policia të mos ndalojë më njerëz për kontroll, duke i paragjykuar nga pamja apo prejardhja.
Qeverisë i ishin dhënë 4 muaj kohë për të reaguar me reforma në sistemin policor dhe kur nuk u ndërmor asnjë hap konkret, organizatat ju drejtuan gjykatës.
Ata kanë paraqitur dëshmi të shumta, sidomos nga burra e djem, ndër ta edhe fëmijë 10 vjeçar, që përshkruajnë përvoja kur policët “i ndalojnë për dokumente identifikimi, i ngrënë më forcë duart lart në mur apo makinë, i hapin këmbët si dhe i detyrojnë t’i nënshtrohen kontrolleve të trupit, përfshi pjesëve intime.”
Një djalë që të jep përshtypje si arab apo afrikan, ka 20 herë më shumë mundësi të ndalohet se sa pjesa tjetër e popullsisë, zbulon një studim i vitit 2017.
Ky lloj kontrolli ka një “ndikim shumë të fortë në ndjesinë e të qenit ndryshe apo i përjashtuar nga shoqëria” e të gjithë atyre që nuk janë qytetar francez, të cilët me ligj duhet të trajtohen njësoj si të tjerët.
Edhe president Emmanuel Macron e ka pranuar në një intervistë se “është e padurueshëme që sot, kur ke një ngjyrë lëkure që s’është e bardhë, kontrollohesh shumë më tepër.”
Ndërkohë, sindikatat e policëve kanë reaguar fort ndaj këtyre deklaratave duke kundërshtuar çdo akuzë për racizëm.
OJF-të që ngritën padinë, kërkojnë që të ndalohen kontrollet diskriminuese si edhe pas çdo ndalimi nga policia, individit t’i jepet një faturë, që shërben si provë e ndalimit të tij, që më pas mund të shërbejë për të kryer një studim që provon cilët policë brenda sistemit po ndalojnë më tepër qytetarë në bazë të pamjes apo paragjykimeve racore.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta