6 viktima dhe 11 të plagosur nga sulmi kamikaz në Kabul

19 Prill 2022 | 13:09

6 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë kanë ngelur të plagosur gjatë një shpërthimi të një bombe në një shkollë në Kabul  të Afganistanit.

Zëdhënësi i policisë, Khalid Zadran, tha se të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë dhe ndërkohë kanë filluar hetimet.

Dëshmitarët në vendngjarje, kanë refuzuar të japin detaje për ngjarjen e rëndë, por kanë nënvizuar se sulmi është kryer nga një kamikaz.

Ky i fundit u fut brenda shkollës ku ndodheshin 1 mijë studentë dhe shpërtheu bombën.

Vajzat në Afganistan, më vendimin e fundit të autoriteteve vendase mund të shkollohen deri në klasën e gjatë, ndërkohë djemtë vijojnë shkollimin.

Zona ku ka ndodhur shpërthimi, është shënjestër e sulmeve të ISIS, e cili ka një degë që operon në Kabul.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026