7 të vrarë në Pakistan. Rebelët separatistë sulmojnë bursën e Karaçit
Katër persona të armatosur sulmuan paraditen e së hënës bursën në Karaçi të Pakistanit, duke vrarë dy roje dhe një polic përpara se forcat e sigurisë të vrisnin të gjithë agresorët.
Rebelët separatistë nga provinca e Baloçistanit morën përsipër përgjegjësinë përmes një postimi në Twitter.
Sipas policisë, autorët e sulmit mbërritën me një automjet, hodhën një granatë ndaj dy rojeve të sigurisë dhe më pas hapën zjarr me kallashnikov.
Më pas të katër autorët mbetën të vrarë në përballjen me forcat speciale, të cilat ndërhynë për të qetësuar situatën.
Grupet separatiste nga Baloçistanit luftojnë prej kohësh për të kërkuar pavarësinë dhe marrjen e një pjese më të madhe të pasurive natyrore të provincës.
Bursa pakistaneze nuk e pezulloi aktivitetin e saj, pavarësisht sulmit.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta