Presidenti Biden: Kombet demokratike në garë kundër qeverive autokratike

13 Qershor 2021 | 17:38

Demokracitë perëndimore janë në një garë kundër qeverive autokratike, ka deklaruar të dielën Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden.

“Jemi në garë, jo me Kinën në vetvete, … me autokratët, me qeveritë autokratike në mbarë botën, e nëse demokracitë mund të garojnë apo jo me to në një Shekull të 21-të që po ndryshon me kaq shpejtësi”, tha Biden në një deklaratë për shtyp në mbyllje të samitit të G7.

Në lidhje me Kinën, Biden tha se “Mendoj se do të shihni marrëdhënie shumë të drejtpërdrejta me Kinën”.

“Siç i kam thënë dhe vetë Xi Jinping, nuk synoj për konflikt. Aty ku bashkëpunojmë, do të bashkëpunojmë; aty ku nuk jemi dakord, do ta them shumë haptazi dhe do i kundërpërgjigjemi veprimeve që nuk janë të qëndrueshme” .

Më tej, ai i dha të drejtë presidentit rus Vladimir Putin i cili tha se marrëdhëniet midis dy shteteve janë në pikën më të ulët ndër vite.

“Më lejoni ta bëj të qartë, mendoj se ai ka të drejtë, jemi në pikën më ulët, dhe kjo varet se si ai do të përgjigjet ndaj normave ndërkombëtare, për të cilat në shumicën e rasteve nuk ka qenë i qëndrueshëm”, tha Biden.

Biden tha se i kishte thënë Putin, përpara se të zgjidhej në krye të Shtëpisë së Bardhë, se do të hetonte nëse lideri rus ishte përfshirë në përpjekjet për të ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA.

“E kam kontrolluar, kisha qasje tek të gjitha materialet e inteligjencës, ai ishte i përfshirë në të gjitha ato aktivitete, unë iu përgjigja dhe ia bëra të qartë që do ta bëja sërish”.

Presidenti amerikan, i cili do të takohet me Putin në Gjenevë këtë javë, tha se nuk po kërkon për konflikt por që të zgjidhë “veprimet të cilat mendojmë se nuk janë në përputhje me normat ndërkombëtare”.

Lexoni gjithashtu 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026