750 miliardë dollarë për rimëkëmbjen e Ukrainës
Ukraina ka nevojë për 750 miliardë dollarë për një plan rimëkëmbjeje pas pushtimit rus, tha të hënën kryeministri ukrainas Denys Shmyhal.
Shmyhal tha në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës, që po zhvillohet aktualisht në Zvicër, se ka mbi 100 miliardë dollarë dëme të drejtpërdrejta në infrastrukturë nga agresioni rus, shkruan BBC.
Konferenca dyditore në Lugano, e cila tashmë është dëgjuar nga presidenti Zelensky, po mbledh së bashku disa liderë botërorë dhe OJQ me synimin për të hartuar një udhërrëfyes për rindërtimin e Ukrainës pas luftës.
Ndërkohë nuk ka munguar edhe një deklaratë e presidentes të KE-së, Ursula von der Leyen, e cila tha se qëllimi i Kremlinit është shkatërrimi ushtarak, politik dhe ekonomik i Ukrainës.
BE do të krijojë një platformë rindërtimi për të bashkërenduar rindërtimin e Ukrainës sapo të përfundojë lufta, shtoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta