90 viktima dhe mbi 1000 të zhdukur nga përmbytjet në Gjermani
Vijon të shtohet numri i viktimave në perëndim të Gjermanisë, e cila është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet.
Të paktën 90 persona kanë humbur jetën deri më tani dhe më shumë se 1000 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Me qindra shtëpi dhe rrugë janë shkatërruar.
Në qytetin Schuld, shtëpitë u shndërruan në grumbuj mbeturinash dhe trarësh të thyer si dhe rrugët u bllokuan nga rrënojat dhe pemët e rëna.
Reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet kanë përfshirë edhe verilindjen e Francës, Belgjikën, Holandën dhe Zvicrën.
Merkel premtoi mbështetje të plotë për të prekurit, duke thënë se qeveria e saj nuk do ta lërë vetëm popullin “në këtë kohë të vështirë dhe të tmerrshme”.
Kjo është një nga katastrofat natyrore më të rënda që Gjermania ka përjetuar që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta