Nëntë në dhjetë krime me përmbajtje urrejtjeje nuk raportohen, sipas raportit të BE
Në mbarë Europën, miliona qytetarë përjetojnë forma të ndryshme dhune dhe sulmesh për shkak të ngjyrës së lëkurës, fesë, etnisë, gjinisë, orientimit seksual apo aftësive të kufizuara.
Megjithatë, 9 në 10 krime me përmbajtje urrejtjeje nuk raportohen në polici, sipas një raporti të ri nga Agjencia e BE për të Drejtat Themelore (FRA).
Në raport theksohet se shumica e viktimave mendojnë se raportimi i këtyre krimeve tek policia nuk do të ndryshojë gjë, apo iu duket e vështirë që të raportojnë rastet ose nuk kanë besim tek forcat e rendit.
Sipas kësaj agjencie, mosraportimi i këtyre krimeve sjell pasojë të rënda.
“Krimet e urrejtjes që nuk raportohen për rrjedhojë nuk mund të hetohen apo të ndiqen penalisht, duke rezultuar në pandëshkueshmëri dhe forcimin e autorëve të këtyre krimeve”, deklaroi agjencia.
“Ato gjithashtu mbeten të pallogaritura, gjë që fsheh përmasat reale të problemit dhe nevojën urgjente për të marrë masa. Viktimat që nuk raportojnë krime të tilla nuk marrin as dëmshpërblim, as mbështetjen e nevojshme”, thuhej më tej në raport.
Sipas të dhënave të sondazhit, agjencia e BE pohon se disa grupe minoritetesh përjetojnë dy herë më shumë dhunë në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë.
“Për shembull, kur 9 për qind e të anketuarve kanë përjetuar dhunë fizike në 5 vitet e fundit përpara sondazhit, raporti është më i lartë për ata që i përkasin një minoriteti etnik (22%), apo për personat që identifikohen si pjesë e komunitetit LGBTI (19%)”.
“Vendet e BE e kanë për detyrë që të sigurojnë qasjen ndaj drejtësisë për të gjithë. Por, shumë viktima të krimeve me bazë urrejtjeje dhe shtete nuk i raportojnë këto krime siç duhet”, tha drejtori i FRA, Michael O’Flaherty.
“Kjo gjë duhet të ndryshojë. Shtetet duhet të thjeshtësojnë raportimin dhe të përmirësojnë rekordet e krimeve të urrejtjes, hetimet dhe dënimet në mënyrë që t’u japin viktimave të drejtat që iu takojnë”.
Ndër të tjera, raporti gjithashtu jep një sërë rekomandimesh si për shembull “lejimin e raportimit nga palë të treta apo që duan të mbeten anonimë”, “trajnim i policisë” si dhe “krijimin e reparteve të posaçme për krimet me bazë urrejtjeje”.
LEXONI GJITHASHTU
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta