90.000 euro gjobë kryebashkiakes së Parisit, në staf kishte më shumë gra të emëruara në poste të larta
Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo është shprehur çuditërisht e lumtur që u gjobit pas vendimit se bashkia e kryeqytetit francez kishte thyer rregullat kombëtare sa i përket respektimit të barazisë gjinore, veçanërisht në stafin e saj të vitit 2018.
Sipas përfundimit, në staf kishte më shumë gra të cilat ishin emëruara në postet më të larta.
Gjoba prej 90,000 € u kërkua nga Ministria e Shërbimit Publik të Francës.
“11 gra, 5 burra … Qyteti i Parisit u gjobit me 90,000 euro sepse u emëruan shumë gra drejtoresha me ndihmësit e mi, drejtorët e grupit dhe presidentët, ne me kënaqësi do ta çojmë çekun tek Ministria i Shërbimit Publik”, – shkroi në Twiiter kryebashkiakja.
Duke iu përgjigjur sërish në rrjetin social në Twitter, ministrja e Shërbimit Publik të Francës u shpreh se “kauza e grave meriton më shumë! Ne e shfuqizuam këtë ligj absurd në 2019. Unë dua që gjoba e paguar nga Parisi për vitin 2018 të financojë veprime konkrete për të promovuar gratë në shërbimin publik”, shkroi ministrja.
Ky vendim apo rregull është vendosur në vitin 2013. Sipas tij, asnjë prej gjinive nuk duhet të përbëjë
më shumë se 60% të nominimeve në pozicionet drejtuese. Rregulli u krijua për të korrigjuar normën e mëparshme të përfshirjes së pak grave që fitojnë pozicione larta në shërbimin publik. Dhe duket se ky ligj në Francë është zbatuar.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta