900 mijë vdekje nga COVID-19 në SHBA

6 Shkurt 2022 | 10:22

Numri i viktimave nga pandemia COVID-19 në SHBA ka kaluar shifrën prej 900,000, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Presidenti amerikan Joe Biden, përmes një deklarate, bëri thirrje për vaksinim të qytetarëve.

“Çdo shpirt është i pazëvendësueshëm. Ne lutemi për të dashurit që humbëm dhe së bashku ne mbajmë në zemrat tona çdo familje që po kalon nëpër këtë dhimbje”, tha Biden, duke iu bërë thirrje qytetarëve që “të vaksinoheni, vaksinoni fëmijët tuaj dhe merrni dozat përforcuese”.

Presidenti amerikan Joe Biden.

SHBA-ja, që ka rreth 330 milionë banorë, është shteti që ka regjistruar më shumë shumti vdekje nga COVID-19.

Kjo shifër rekorde e viktimave vjen teksa rastet me variantin Omicron të coronavirusit kanë filluar të bien. Rastet ditore kanë rënë me gati gjysmë milion që prej mesit të janarit, kur ishin regjistruar shifra rekorde të infektimeve prej më shumë se 800,000.

Afër 64 për qind e qytetarëve në SHBA janë plotësisht të vaksinuar, ndërkaq 42 për qind kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër coronavirusit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026