Jetesa e shtrenjtë në Tiranë, mbi 50 mijë lekë për të përballuar muajin, 30% shkojnë për ushqime

13 Shtator 2021 | 14:54

Inflacioni për gushtin u fiksua në 2.4%, ku diferencën, edhe gjatë këtij muaji e bënë produktet e shportës ushqimore.

Por në treg çmimet janë shtrenjtuar edhe në grup-mallra të tjera, përfshi edhe qiratë e argëtimin. Të dhënat e INSTAT për inflacionin shërbejnë si orientim, jo vetëm në perceptim, por edhe në vlera reale, se jetesa në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Agjencia “Numbeo”, e cila merr në analizë kostot e jetesës në botë, krahason se të jetosh në Tiranë kushton më shtrenjtë se në Prishtinë, Shkup apo Sarajevë.

Sipas kësaj agjencie, kostoja e jetesës së një banori të kryeqytetit në muajin gusht arriti në 51,300 lekë, rreth 3500 lekë më pak se paga mesatare (56 710 lekë). Ndërkaq, një familje me 4 anëtarë duhet të sigurojë në portofol jo më pak se 181 mijë lekë

Për banorët e kryeqytetit, pjesa më e madhe e parave në portofol harxhohet në market, më tej për qira e transport, ndërsa koha e lirë dhe veshjet zënë volumin më të ulët. Përveç çmimeve të shtrenjta të ushqimeve, shqiptarët kanë të ardhura ndër më të ulëtat në rajon, dhe kjo bën që ata të kenë peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime.

Në Europë, Zvicra e Norvegjia janë vendet me koston me të lartë të jetesës, ndërsa sipas qyteteve Tirana renditet në vendin e 410, nga 566 rajone të marrë në shqyrtim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026