Kush do të pasojë Merkel? Tre kandidatët përballen në debat televiziv
Debati se kush do të pasojë kancelaren gjermane Angela Merkel po arrin pikën kulmore dy javë para zgjedhjeve të Bundestagut.
Social Demokrati Olaf Scholz arriti të fitojë në debatin televiziv të zhvilluar një ditë më parë pavarësisht sulmeve nga kundërshtari i tij Armin Laschet.
Konservatori këmnëguli tek strategjia e tij, si një lloj kërcënimi, të mundësisë së një aleance trepalëshe të SPD të Scholz me të Gjelbrit dhe të Majtën.
“Kjo është arsyeja pse duhet të jetë e qartë për të gjithë: kur ekziston mundësia, edhe kur ishit të renditur si parti të dytët , ju do të ndërtonit një koalicion me partinë e Majtë”, tha Armin Lasche.
Ndryshimi i klimës ishte një tjetër temë kryesore e debatit. Scholz dhe Laschet akuzuan njëri -tjetrin se sollën pak ndryshime gjatë viteve kur ishin në qeverisje së bashku, ose përmes mungesës së investimeve në energji të pastër apo edhe për shkak të burokracisë së panevojshme.
“E vërteta është se CDU/CSU tha se ne nuk kemi nevojë për më shumë energji elektrike. Nëse vazhdoni këtë politikë, do të kushtojë vende pune. Kjo është ajo që ju duhet të pranoni. Unë dua të rris nivelet e energjisë alternative dhe të aplikojmë propozimet e mëparshme të cilat u refuzuan nga partia juaj”, deklaroi Olaf Scholz, kandidat i SPD.
Kandidatja e të Gjelbërve Annalena Baerbock n akuzoi të dy kandidatët se ishin më shumë të shqetësuar për të bërë shoë sesa për gjetjen e zgjidhjeve dhe ajo bëri thirrje që Gjermania të heqë qymyrin gradualisht deri në vitin 2030.
“Sugjerimi im është që të investojmë 50 miliardë euro në vit për shembull në infrastrukturë, (zgjerimi i hekurudhave, turbinat me erë dhe panelet diellore). Nëse nuk e bëjmë këtë, atëherë do të bëhet vërtet e shtrenjtë dhe nuk do të jemi në gjendje të paguajmë”, u shpreh Baerbock.
Kur popullariteti i CDU/CSU të Merkel po shkon në rënie të lirë dhe kur SPD po rritet me 26% të mbështetje, sipas sondazheve, ARmin Laschet i ka mbetur pak kohë për të ndryshuar situatën.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta