Gratë afgane s’do të lejohen të punojnë së bashku me burrat

14 Shtator 2021 | 19:31

Një figurë e lartë në qeverinë në pushtet të talebanëve ka deklaruar se gratë afgane nuk duhet të lejohen të punojnë së bashku me burrat. Waheedullah Hashimi tha se gratë nuk do të lejohen të punësohen në zyrat qeveritare, banka apo kompanitë e medias.

Hashimi cilësoi se grupi i talebanëve do të zbatojë plotësisht versionin e sheriatit, ose ligjit islam, pavarësisht presionit nga komuniteti ndërkombëtar për t’i lejuar grave të drejtën të studiojnë apo të punojnë ku të duan.

“Jo, nuk ka edukim të përbashkët sepse ne kemi luftuar për gati 40 vjet për të sjellë sistemin e ligjit të sheriatit në Afganistan. Ligji I Sheriatit nuk lejon që burrat dhe gratë të rrinë apo të punojnë së bashku”, deklaron ai.

Megjithatë qeveria në pushtet ka cilësuar se do të ketë institucione të veçanta për gratë, spitale të veçanta, ndoshta universitete apo shkolla të veçanta”  

Deri tani, talebanët kanë vendosur që t’i lënë gratë të studiojnë në universitet, por nën kushtin që ato duhet të ndahen nga burrat.

Gjithashtu, Kontakti midis burrave dhe grave jashtë shtëpisë do të lejohet në rrethana të caktuara, për shembull kur gratë vizitohen nga një mjek mashkull.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026