Nis pezullimi nga puna për personelin shëndetësor të pavaksinuar në Francë
Punonjësit e shëndetësisë në Francë do të pezullohen nga puna duke nisur që sot nëse nuk janë vaksinuar kundër COVID-19.
Presidenti Emmanuel Macron njoftoi në një fjalim në fillim të kësaj vere se i gjithë personeli shëndetësor dhe ata që punojnë në shtëpitë e pleqve duhet të vaksinohen deri më 15 shtator.
Shifrat zyrtare të publikuara javën e kaluar tregojnë se rreth 86% e këtyre personave janë vaksinuar ndërsa për pjesën tjetër pritet të merren masa si pezullimi nga puna.
Këto masa u panë si një përpjekje për të rritur procesin e vaksinimit të njerëzve, në një kohë kur COVID-19 po përhapej në mënyrë shqetësuese.
Një muaj pas njoftimit, Santé Publique France vuri në dukje një rritje në vaksinimin e personelit shëndetësor. Mjekët e përgjithshëm kishin shkallën më të lartë të vaksinimit me 70.6% të tyre të vaksinuar plotësisht, ndërsa infermierët dhe ndihmës infermierët ishin rreth 43% të vaksinuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta