Pse italianët po e konsiderojnë kopertinën e ‘Vogue Italia’ hipokrizi?

15 Shtator 2021 | 12:15

Revista “Vogue Italia” po përballet me kritika të shumta pasi nuk ekspozoi siç duhet bregdetin toskan. Qytetarët italianë e kanë cilësuar “kopertinë hipokrite” dhe po kërkojnë që revista të kërkojë falje publikisht.

Kopertina e muajit shtator ka në qendër plazhet e bardha, të bukura në Rosignano Solvay, Toskana, një zonë e cila shpesh është cilësuar si “Maldivet e Italisë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vogue Italia (@vogueitalia)

Bazuar në imazhin që ka ekspozuar “Vogue Italia” është e pamundur të kuptohet se bregdeti ka shumë afër dhe një fabrikë kimike, përgjegjëse për ndotjen e detit, sipas Vice World News.

Po ta shohësh, kopertina nuk ka asgjë të gabuar, uji kristal dhe modele të veshura që ecin brenda dhe jashtë ujit në drejtime të ndryshme.

“Uji është simbol parësor i rigjenerimit, shpengimit dhe kthimit në jetë,” – tha Massimo Vitali, fotografi.

Ku qëndron problemi?

Një fabrikë kimike e ndërtuar nga kompania me bazë në Belgjikë “Solway” ka qenë e pranishme e Rosignano që nga viti 1913.

Përveçse shumë e pakëndshme për t’u parë, fabrika ndot edhe detin që e ka shumë afër me mbetjet kimike që prodhon, problem ky që qytetarët e kanë vuajtur me dekada të tëra.

Ngjyra e famshme e bardhë e rërës që e bën plazhin kaq popullor është për shkak të sasive të larta të mbetjeve të hirit gëlqeror.

Vice raporton se në vitin 2017, peshqit po largoheshin në breg me nivele shumë të larta të amoniakut në trupat e tyre.

Rregullatori përgjegjës për vlerësimin e sigurisë së ujit vazhdon të këmbëngulë se uji është i sigurt për të notuar, pavarësisht se rezulton pozitiv për nivele të larta të toksinave.

“Vougue Italia” argumentoi se kishte për qëllim të “rriste ndërgjegjësimin” për problemet mjedisore dhe jo të lavdëronte një plazh të ndotur.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026