Von der Leyen viziton Ballkanin Perëndimor në fund të shtatorit: Sinjal i fortë i angazhimit të BE për procesin e pranimit
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të vizitojë Ballkanin Perëndimor para fundit të këtij muaji. Njoftimi u bë nga drejtuesja e lartë gjatë fjalimit të sotëm në Parlamentin Europian. Qëllimi është sipas saj, të dërgojë një sinjal të fortë në vendet e rajonit për angazhimin e BE në procesin e pranimit.
“BE-ja dhe Ballkani Perëndimor do të jenë gjithmonë më të fortë së bashku. Para fundit të muajit, do të udhëtoj në rajon për të dërguar një sinjal të fortë të angazhimit tonë për procesin e pranimit. Ua kemi borxh të gjithë atyre të rinjve që besojnë në një të ardhme evropiane”, u shpreh presidentja e Komisionit Evropian.
Sipas znj. Von der Leyen, kjo është arsyeja pse po rritet mbështetja përmes planit të ri ekonomik dhe të investimeve, me vlerë rreth një të tretën e PBB-së së rajonit.
“Sepse një investim në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor është një investim në të ardhmen e BE-së”, tha ajo.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta