NATO e shqetësuar për stërvitjen Rusi-Bjellorusi, akuza për fshehje të manovrave ushtarake
Një stuhi raketash janë qëlluar në afërsi të kufirit të NATO-s, teksa stërvitja masive ushtarake Rusi-Bjellorusi, e koduar “Zapad-2021”, përfundoi të mërkurën.
Disa qindra mijëra njerëz, mijëra njësi pajisjesh ushtarake, përfshirë qindra avionë dhe helikopterë, si dhe një dyzinë anijesh u angazhuan në stërvitje.
Autoritetet e dy vendeve kanë bërë të ditur se “Zapad-2021” do të shtrihet më vonë në zona të ndryshme të Rusisë dhe ish-republikës sovjetike të Bjellorusisë, disa prej të cilave janë pranë kufijve të NATO-s.
Stërvitja ka shkaktuar alarm në vendet fqinje si në Ukrainë. NATO, që e ka akuzuar Rusinë për fshehje të manovrave ushtarake në të kaluarën, deklaroi se do t’i ndjekë ato me vëmendje.
Zyrtarët e lartë të NATO-s gjithashtu paralajmëruan se stërvitjet rrisin rrezikun për aksidente ndërkombëtare që rrjedhimisht mund të çojnë drejt një krize.
LEXONI GJITHASHTU:
- Opozita ruse jashtë loje, pritet dominimi i partisë së Putin në zgjedhje
- Stërvitja ushtarake Rusi-Bjellorusi shqetëson NATO-n, marrin pjesë mbi 200.000 trupa
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta