Borrell: Unioni nuk u konsultua për aleancën SHBA-Australi-Britani

16 Shtator 2021 | 18:52

Pakti i ri i sigurisë mes SHBA, Britanisë dhe Australisë tregon se Bashkimi Evropian duhet të zhvillojë strategjitë e veta të mbrojtjes dhe sigurisë.

Kështu ka deklaruar Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i cili ka theksuar se Unioni nuk u konsultua lidhur me marrëveshjen për të ndihmuar palën australiane që të pajiset me nëndetëse me fuqi bërthamore.

“Është një shans i mirë për t’i kujtuar vetvetes se duhet të reflektojmë mbi nevojën për ta kthyer autonominë strategjike evropiane në prioritet. Kjo tregon se duhet t’ia dalim të vetëm”, u shpreh Josep Borrell.

Borrell iu përgjigj interesit të medias pasi prezantoi strategjinë e re që synon të forcojë praninë e bllokut 27-anëtarësh në rajonin e Indo-Paqësorit.

Shefi i diplomacisë evropiane insistoi se strategjia ishte gjithashtu një ftesë e hapur për Kinën, për të bashkëpunuar në fusha si ndryshimet e klimës dhe biodiversiteti.

“Strategjia jonë i shërben bashkëpunimit dhe jo përballjes”, theksoi më tej Borrell.

Sipas tij, plani synon t’i japë BE-së një profil më të lartë diplomatik për çështjet e Indo-Paqësorit, duke ofruar personel, investime dhe një prani anijesh ushtarake në detin e Kinës së Jugut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026