Astronautët kinezë kthehen në Tokë pas 3 muajsh

17 Shtator 2021 | 21:30

Tre astronautë kinezë u kthyen të premten në Tokë, pas një qëndrimi 90-ditor në një stacion hapësinor, duke shënuar fundin e misionit të parë të vendit që prej vitit 2016.

Përmes një kapsule të vogël, tre astronautët u ulën të sigurt në rajonin autonom të Mongolisë së Brendshme, në veri të Kinës.

 “Ndihem mirë që u ktheva. Fluturimi në hapësirë ishte fantastik. Këtë herë, gjatë misionit tonë 3-mujor, përfunduam pjesën dërrmuese të ndërtimit të stacionit hapësinor, kryem një seri eksperimentesh shkencore dhe shijuam madhësinë dhe magjinë e universit në kohën tonë të lirë”, tha astronauti Tang Hongbo.

“Shenzhou-12” ishte i pari i katër misioneve të planifikuara për periudhën 2021-2022, me Kinën që po monton stacionin e saj të parë hapësinor.

Procesi kërkon në total 11 misione, përfshirë lëshimin në hapësirë të tre moduleve të stacionit.

Misioni i dytë, “Shenzhou-13”, është planifikuar për në tetor, me ekuipazhin e radhës të astronautëve që pritet të qëndrojnë në stacion për 6 muaj.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026