OKB zgjat me gjashtë muaj misionin në Afganistan
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuar votoi unanimisht për të zgjatur edhe me gjashtë muaj misionin në Afganistan.
Unanimisht u votua edhe një rezolutë e cila nënvizon se sundimtarët e rinj talebanë duhet të krijojnë një qeveri gjithëpërfshirëse që të ketë “pjesëmarrje të plotë, të barabartë dhe kuptimplote të grave “dhe mbështet të drejtat e njeriut
Komisioneri i Lartë i OKB -së për Refugjatët Filippo Grandi i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndihmojë që të mos shkohet drejt dështimit të shtetit në Afganistan, duke paralajmëruar se një kolaps i tillë mund të shkaktojë një krizë refugjatësh.
“Një rënie e shtetit të Afganistanit, shembja e shërbimeve publike për shembull, si shëndetësia ose arsimi-nëse shteti pushon së funksionuari, kjo do të provokojë një krizë që është shumë më e madhe se kriza humanitare”, tha ai.
Talebanët kanë premtuar një qeveri gjithëpërfshirëse dhe një formë më të moderuar të sundimit islamik sesa gjatë sundimit të tyre të mëparshëm.
Por shumë afganë, veçanërisht gratë, janë thellësisht skeptikë dhe kanë frikë se të drejtat fituara gjatë dy dekadave të fundit do të hidhen poshtë.
Që nga ardhja e talebanëve në pushtet muajin e kaluar dhe largimi i forcave të fundit amerikane pas 20 vitesh, në Kabula ka patur protesta nga gratë dhe mbështetësit e tyre të cillët kërkojnë të drejta të barabarta.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta