‘Drejtësi për 6 janarin’, ekstremistët protestojnë përpara Capitol Hill
Një miting i eksponentëve të krahut të djathtë u mbajt në mënyrë paqësore përpara selisë së Kongresit amerikan, në shenjë proteste ndaj trajtimit të kryengritësve të 6 janarit.
Një turmë e vogël njerëzish u mblodh përpara godinave të Capitol Hill, shumë më pak nga sa kishin parashikuar autoritetet, që kishin rritur masat e sigurisë.
Përpara eventit, Departamenti Amerikan për Sigurinë e Brendshme raportoi se priste që në të të merrnin pjesë rreth 700 protestues.
Grupe të shumta agjentësh të policisë, të veshur me pajisje të rënda qëndruan mes protestuesve dhe gardhit të sigurisë që rrethon godinën e Capitol Hill gjatë protestës me moton “Drejtësi për 6 Janarin”, që zgjati rreth 90 minuta.
Ndërkohë, efektivë të tjerë ishin vendosur në rrugët në afërsi të zonës, të përgatitur për akte dhune.
Mediat amerikane raportuan se forcat e sigurisë arrestuan një person që mbante armë të ftohta rreth një orë përpara se tubimi të niste.
Nga ana tjetër, pranë vendit të ngjarjes kishte edhe njerëz që protestonin kundër mitingut të krahut të djathtë.
Mbi 600 persona janë arrestuar që nga sulmi i 6 janarit në Capitol Hill, 50 prej të cilëve janë shpallur fajtorë për krime federale.
Një turmë mbështetësish të presidentit të atëhershëm Donald Trump bastisën godinën e Kongresit, në përpjekje për ta penguar atë që të certifikonte fitoren e presidentit Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit 2020.
Trazirat lanë pas 5 të vdekur, përfshirë një oficer policie.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta