SHBA lehtëson rregullat për udhëtarët e huaj

20 Shtator 2021 | 17:40

SHBA do të lehtësojë kufizimet për udhëtarët e huaj që duan të udhëtojnë drejt Amerikës, duke filluar nga muaji nëntor. Presidenti Joe Biden dhe administrata e tij vendosën që të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt SHBA, duhet të jenë plotësisht të vaksinuar.

Udhëtarët e huaj që duan të fluturojnë për në SHBA do të duhet të shfaqin dëshmi të vaksinimit në aeroport, si dhe prova të një testi negativ të COVID-19, të marrë brenda tre ditëve të fundit para fluturimit, njoftoi të hënën koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19, Jeff Zients.

Presidenti Biden do të forcojë rregullat edhe për qytetarët amerikanë që nuk janë të vaksinuar dhe duan të kthehen në vend, ku duhet të paraqesin test negativ të COVID-19, të bërë një ditë para nisjes për në SHBA.

Presidenti Biden vitin e kaluar ashpërsoi masat e udhëtimit për shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar, Bashkimit Evropian, Kinës, Indisë dhe vendeve të tjera. Mirëpo me rregullat e reja, udhëtimet e shtetasve të huaj për në SHBA do të lejohen nga muaji nëntor.

“Biden gjithashtu do të kërkojë nga linjat ajrore që të mbledhin informacione kontakti nga udhëtarët ndërkombëtarë, për të lehtësuar kështu gjurmimin e kontakteve”, tha Jeff Zients.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026