Shpërthen vullkani në Las Palmas, mijëra persona të evakuuar, qindra shtëpi në flakë
Rrjedha e llavës nga ishujt Kanarie, ku vullkani i vetëm shpërtheu për herë të parë në 50 vjet, ka çuar në evakuimin e rreth 5 mijë e 500 personave, ka shkatërruar rreth 100 shtëpi dhe pritet të shkaktojë gazra toksikë kur të arrijë detin.
Vullkani shpërtheu ditën e diel, duke e lëshuar llavën disa qindra metra në ajër, duke përfshirë pyjet dhe duke dërguar gurë të shkrirë drejt oqeanit Atlantik mbi zonën e populluar të La Palmës, ishulli në ekstremin veri-perëndimor të arqipelagut të Kanarieve.
Për fat të mirë nuk ka pasur viktima apo të lënduar, por vullkani ka vijuar të jetë aktiv edhe gjatë së hënës, me llavën që është derdhur mbi shtëpitë e ishullit dhe tymin e zi që është ngritur nga gropa e tij.
Sipas autoriteteve lokale, gjasat janë që vullkani të mbetet aktiv edhe në ditët e ardhshme. Kryeministri Pedro Sanchez mbërriti në La Palma të dielën dhe premtoi se qytetarët do të marrin mbështetje.
Ndërkohë, shërbimet e emergjencës deklaruan se shtegu që do të ndjekë llava është ende i paqartë dhe kanë paralajmëruar për rrezik.
Më herët, autoritetet evakuuan personat që kishin vështirësi në lëvizje në disa qytete bregdetare, përfshirë atë resort Puerto Naos.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta