OKB ngre alarmin: Izolimi në shtëpi rrit dhunën në familje
Kreu i OKB ka bërë thirrje për paqe nëpër shtëpi, teksa ngre alarmin se ka pasur rritje alarmuese të dhunës në familje kundër grave.
Kjo rritje është e lidhur me detyrimet e vendosura nga qeveritë për të qëndruar në shtëpi, për shkak të pandemisë.
Pasi riktheksoi sërish thirrjet për armëpushim në konfliktet e ndryshme të botës, Antonio Guterres vërejti se dhuna nuk gjendet vetëm në fushëbetejë.
“Për shumë vajza e gra, kërcënimi është më i madh aty ku duhet të ndihen më të sigurta, në shtëpi”, thotë sekretari i OKB-së.
Një lajm pozitiv është se autoritetet spanjolle kanë parë ulje të numrit të të infektuarve si dhe të vdekjeve, për të katërtën ditë rresht.
Kjo tregon se masat për të kufizuar lëvizjet kanë nisur të japin efekte pozitive.
Ka ende shumë njerëz që vazhdojnë të infektohen e të vdesin nga virusi, por me një ritëm më të ngadaltë se javën e shkuar.
Numri i të infektuarve të rinj ishte 4273, ndërkohë që një javë më praë ishte 6000, dhe më përpara asaj jave, mbi 7000.
Numri i vdekjeve për 24 orë ka rënë në 637 ditën e hënë, nga 674 dhe 809 që ka qenë të dielën dhe të shtunën.
Numri në total i vdekjeve ka arritur 13 mijë, ndërsa 2357 janë shëruar, duke e çuar totalin në 40 mijë.
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane