Ish-lideri i Katalonjës arrestohet në Sardenjë
Ish-lideri katalanas, Karles Pushdemont, i cili u largua nga Spanja, pas një tentative të dështuar për të shpallur pavarësinë në rajonin separatist në vitin 2017 u ndalua këtë të enjte në Sardenjë të Italisë.
Pushdemont, i cili jeton në Belgjikë dhe mban një vend në Parlamentin Europian, ka kundërshtuar ekstradimin në Spanjë, e cila e akuzon atë dhe liderët e tjerë katalanas për kryengritje.
Avokati i tij, Gonzalo Boye deklaroi se Pushdemont u ndalua në mbërritjen e tij në Sardenjë, ku do të merrte pjesë në një event që zhvillohej këtë fundjavë.
Rrethanat e ndalimit të tij nuk ishin të qarta, edhe pse avokati i tij deklaroi se ish-presidenti rajonal u ndalua për shkak të një urdhër-arresti të lëshuar në vitin 2019.
Ndërkohë, për Gjykatën e Apelit të Sasarit, arrestimi i Pushdemont nuk është i jashtëligjshëm, por nuk ka nevojë të kufizohet në ambientet e paraburgimit. Atij do t’i duhet të qëndrojë në Sardenjë deri në momentin që do të merret një vendim për ekstradimin e tij.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta