‘NATO po kalon vijat e kuqe’, stërvitja SHBA-Ukrainë shqetëson Moskën dhe Minskun
Ekspansioni i infrastrukturës ushtarake të NATO-s në Ukrainë, për presidentin rus Vladimir Putin e tejkalon vijën e kuqe.
Kështu deklaroi të hënën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke shtuar se Rusia dhe Bjellorusia do të veprojnë për të mbrojtur sigurinë e tyre.
Më herët gjatë së hënës ishte pikërisht presidenti bjellorus Alexander Lukashenko që paralajmëroi për një përgjigje të përbashkët me Moskën ndaj stërvitjeve ushtarake të trupave të NATO-s në Ukrainën fqinje.
Ukraina nuk është pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut, por prej kohësh kërkon integrimin në strukturat ushtarake perëndimore, me shpresë se një ditë do t’u bashkohet atyre.
Por lëvizja kundërshtohet nga Bjellorusia, që është dhe aleatja kryesore e Kremlinit në rajon.
Stërvitja e përbashkët mes trupave ndërkombëtare dhe ukrainase nisi javën e kaluar, si përgjigje ndaj asaj mes Moskës dhe Minskut, që alarmoi Perëndimin.
“Siç e shihni, ata po sjellin trupat e NATO-s atje, në Ukrainë. Duke u shtirur sikur po ngrenë qendra stërvitore, ata po ngrenë baza. Shtetet e Bashkuara po ngrenë baza në Ukrainë. Është e qartë se ne duhet të reagojmë”, tha Alexander Lukashenko, president i Bjellorusisë.
Në fjalimin e tij, Lukashenko bëri të ditur se e kishte diskutuar çështjen me presidentin Putin disa herë dhe vetëm këtë të hënë, Moska zyrtare deklaroi se vijat e kuqe janë tejkaluar.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta