Zvicra legalizon martesat mes të njëjtës gjini
Pothuajse dy të tretat e votuesve zviceranë, kanë përkrahur martesën mes gjinisë së njëjtë, në një referendum të mbajtur këtë fundjavë.
Rreth 64% e votuesve kanë përkrahur propozimin. Kjo e bën Zvicrën një nga vendet e fundit në Evropën Perëndimore që legalizon martesën mes personave të gjinisë së njëjtë.
Pjesëtarë të fushatës për këto martesa kanë përshëndetur votimin, duke e konsideruar vendimin e ri një moment historik për të drejtat e komunitetit LGBT në këtë shtet.
Megjithatë, grupet e kishave dhe partitë politike konservatore e kanë kundërshtuar idenë, duke thënë se dëmton familjen tradicionale.
Zvicra u ka mundësuar çifteve të gjinisë së njëjtë që të regjistrojnë partneritetin që nga viti 2007, mirëpo disa të drejta kanë qenë të kufizuara.
Vendimi i ri i miratuar ua mundëson këtyre çifteve që të adoptojnë fëmijë.
Zvicra tani është kthyer në vendin e 30-të në botë që ka lejuar martesa të tilla.
Përgjatë 20 vjetëve të fundit, shumica e vendeve në Evropën Perëndimore kanë miratuar martesat e gjinisë së njëjtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta