Këngëtari amerikan shpallet fajtor për abuzim seksual
Këngëtari amerikan R Kelly i njohur për hitin “I believe I can fly” është shpallur fajtor nga një gjykatë për abuzim seksual të grave dhe fëmijëve për 2 dekada.
Njëmbëdhjetë akuzues, nëntë gra dhe dy burra, përshkruan gjithë dhunën seksuale të ushtruar nga këngëtari për 6 javët që zgjati gjyqi.
Pas dy ditësh diskutimi, juria e shpalli R Kelly fajtor për të gjitha akuzat, ndërsa dënimi do të jepet më 4 maj.
Gjykata zbuloi se Kelly, emri i plotë i të cilit është Robert Sylvester Kelly, kishte trafikuar gra midis shteteve të ndryshme të SHBA-së dhe kishte prodhuar pornografi për fëmijë.
Gjatë gjykimit u tha gjithashtu se si menaxherët e tij, rojet e sigurisë dhe anëtarët e tjerë të rrethit punuan për ta ndihmuar atë në strukturën kriminale.
Një grua që dëshmoi se Kelly e mbajti peng, e drogoi dhe e përdhunoi tha në një deklaratë me shkrim pas vendimit se ajo ishte “fshehur” nga ai për shkak të kërcënimeve.
“Unë jam gati të filloj të jetoj jetën time pa frikë dhe të filloj procesin e shërimit,” – tha gruaja, e identifikuar në gjykatë si Sonja.
Një tjetër grua që dëshmoi në gjykatë, Lizette Martinez, tha se ishte “lehtësuar” nga vendimi.
“Jam shumë krenare për gratë që ishin në gjendje të thoshin të vërtetat e tyre,” – u shpreh ajo.
Gloria Allred, një avokate që përfaqësoi disa viktima, u tha gazetarëve se në 47 vite ku ishte përballur me disa maniakë seksual, R Kelly “është më i keqi”.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta