Mikroçipi që mund të kontrollojë kur flini dhe sa orë gjumë bëni
Një ditë, mund të kemi mundësi të shkojmë në gjumë duke shtypur një buton. Një pajisje wireless e transplantuar në njërin nga krahët tanë, mund të jetë një mënyrë e shpejtë dhe e thjeshtë për të kontrolluar orën tonë biologjike – dhe kjo mund të ndryshojë në mënyrë radikale mënyrën se si njerëzimi e trajton pagjumësinë.
Farmacia e gjallë: Kjo pajisje e dizajnuar për të qenë një mikroçip i transplantueshëm, është quajtur ‘farmacia e gjallë’, pasi ajo do të ketë mundësi ta vë çdo gjë në trup, në shërbimin tonë – pa qenë nevoja për një vizitë tek farmacia e lagjes.
Duke përdorur qeliza inxhinierike të cilat mund të aktivizohen me drita LED, ky çip mund të çlirojë një rrymë molekulash që kontrollojnë ritmin tonë biologjik.
Ndonëse kjo ‘farmaci e gjallë’ nuk ekziston ende në formën e saj përfundimtare, shkencëtarët nuk janë larg.
Projekti fillimisht u dizajnua për të ndihmuar personelin ushtarak të përshtaten menjëherë ndaj zonave të ndryshme kohore. Koha të tejzgjatura deprivimi ndaj gjumit mund të shkaktojnë çrregullime konjitive që mund të kenë pasoja të rrezikshme si aksidentet, plagosjet apo edhe vdekja – gjëra që ushtria duhet detyrimisht t’i evitojë në fushë betejë.
Përse ka rëndësi: Sigurisht, farmacitë shesin ilaçet e gjumit. Por, ato nuk janë gjithnjë zgjidhja më mirë. Sidomos kur i vendosim në kontekstin e fushëbetejës, efektet anësore që këto ilaçe mund të kenë përfshi: lodhjen, ankthin si dhe humbjen e kujtesës.
Të parët që do ta testojnë këtë mikroçip janë ushtarët, dhe nëse funksionon për ta, shumë shpejt të gjithë ata që kanë probleme me gjumin do të mund të përfitojnë.
Si do të funksiononte: Mikroçipi do të përmbajë qeliza të programuara me anë të inxhinierisë. Këto qeliza të marra nga një donator, mund të modifikohen në mënyrë që të çlirojnë proteina të vockla, të quajtura, peptide, të cila stimulohen nga një dritë LED e vendosur brenda në çip.
Qelizat mund të modifikohen: Këto peptide ekzistojnë në mënyrë të natyrshme në trupin e njeriut dhe ndihmojnë në rregullimin e ritmit të orës biologjike apo orës tonë biologjike. Kjo pajisje, sidoqoftë, do ta lejonte dikë të kontrollojë kohën por edhe sasinë e peptideve që çlirohen, gjë që do të thotë se ata do të kenë mundësi të vendosin jo vetëm për kohën se gjumit por edhe sasinë e tij duke ndezur dhe fikur dritën LED – dhe gjithçka, mund të kontrollohet me anë të një smartphone-i.
Përveç gjumit: nëse kjo metodë do të provojë të jetë efektive, atëherë mjekësia nuk do të mund të trajtojë vetëm problemet me gjumin por edhe shumë sëmundje të tjera. Nëse mund ta “detyrojmë” trupin të bëjë apo prodhojë atë që i kërkohet nga jashtë, atëherë mundësitë e aplikimit janë të panumërta, sidomos kur mjekësia, inteligjenca artificiale dhe inxhinieria bëhen bashkë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta