‘Nuk ka kohë për të vdekur’, filmi i James Bond nis të shfaqet në kinema

29 Shtator 2021 | 12:59

“Nuk ka kohë për të vdekur” është filmi më i fundit i James Bond, i cili u shfaq premierë në Londër, në një ceremoni ku ishte e pranishme edhe familja mbretërore.

Kjo është seria e 25 dhe e fundit për Daniel Craig si ‘Agjenti 007′.

Në tapetin e kuq krahas familjes mbretërore kaluan edhe yje të tjerë të çmimeve Oscar.

Filmi pritej të shfaqej në muajin prill, por u shty për shkak të pandemisë.

Seriali ‘Bond’ është kritikuar për imazhin e tij të vjetëruar të portretizimit të grave dhe imperializmit britanik por me një shkrimtare grua në ekip dhe një regjisore amerikane gjërat duket se kanë ndryshuar.

Drejtuar nga Joji Fukunaga dhe një film që kushtoi rreth 200 milionë dollarë për të prodhuar, “No Time To Die” tregon historinë e një personi të dalë ne pension që shijon jetën në Xhamajka, por shumë shpejt do të përfshihet në një aventurë të re.

Filmi nis të shfaqet në kinema gjatë kësaj jave dhe është ndër filmat më të pritur këtë vjeshtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026