Rritet çmimi i naftës, vlera më e lartë në 3 vitet e fundit

29 Shtator 2021 | 16:28

Një fuçi naftë është shitur 80 dollarë në tregjet ndërkombëtare, çmim ky që nuk ishte parë që nga tetori i vitit 2018. Ekspertët parashikojnë rritje të mëtejshme këtë dimër, ndërsa efektet e shtrenjtimit kanë prekur edhe gazin, qymyrin e karbonin.

Çmimi i naftës bruto ka arritur në 80 dollarë për fuçi këtë javë në Europë. Kjo rritje e shpejtë, që pas krizës së pandemisë, nuk ishte parë që prej tetorit të vitit të 2018.

Rritja e kërkesës dhe furnizimi i ulët i tregut kanë sjellë shtrenjtim, i ciki ka prekur edhe qymyrin, karbonin e gazin.

Në Shqipëri, ky efekt nuk është ndjerë ende, ndërsa ekspertë nga tregjet ndërkombëtare parashikojnë që Nafta të rritet në 90 dollarë për fuçi deri në fund të këtij viti, por pa dhënë indice për normalizim të tregut. Madje, në dimër mund të ndodhë një krizë globale e energjisë,” tha Robert Rennie, ekspert në tregun ndërkombëtar të karburanteve.

Nga ana tjetër, Anglia po përballet prej dy ditësh me një krizë të paprecedentë në tregun e karburanteve, duke krijuar radhë paniku. Depozitat aty janë plot, por mungojnë shoferët për t’i transportuar, të cilët janë larguar nga vendi, pas platformës Brexit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026