Ahmetaj për Euronews Albania: Të ardhurat u rritën përtej parashikimit, do të rishikojmë buxhetin

30 Shtator 2021 | 11:50

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në përgjigje të interesit të Euronews Albania, tha se rritja ekonomike përtej parashikimeve në tremujorin e dytë të vitit mund të bëjë që qeveria të rishikojë buxhetin brenda këtij viti.

“Jemi ende në pandemi dhe programi i rindërtimit është gjithashtu dinamik ndaj ne mund të na duhet të rishikojmë buxhetin, edhe për një arsye shumë pozitive, sepse të ardhurat kanë performuar përtej parashikimit. Gjithë ajo rritje ekonomike është përkthyer në rritje të ardhurash”, tha zv.kryeministri Ahmetaj për gazetarin e Euronews Albania, Neritan Gjergo.

I pyetur lidhur me propozimin e opozitës për uljen e TVSH me 6 për qind për produktet e shportës, Ahmetaj tha se nuk kanë ende një kërkesë zyrtare nga opozita lidhur me këtë propozim.

“Kur të paraqitet zyrtarisht propozimi do të merrni komente zyrtare”, ishte përgjigjja e z. Ahmetaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026