Përplasje BE-Britani, unioni kritikon Mbretërinë e Bashkuar për të drejtat e peshkimit
E drejta e peshkatarëve evropianë për të vepruar në ujërat territoriale britanike, sipas marrëveshjes së Brexit, është kthyer në mollën e sherrit mes BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Komisioni Evropian deklaroi të enjten se i ka kërkuar llogari Londrës zyrtare në lidhje me refuzimin për lëshimin e licencave për peshkatarët francezë, që krahas ujërave britanike kanë të drejtë veprimi edhe në ishullin e Xhersit.
Një zëdhënëse e Komisionit, Vivian Loonela, deklaroi se Brukseli i vjen keq që numri i licencave të garantuara ishte shumë i kufizuar dhe që për momentin çështja është në ngërç.
“Jemi njohur me deklaratat e bëra nga qeveria britanike dhe autoritetet e ishullit të Xhersit në lidhje me çështjen e licencave për mjetet lundruese evropiane që mund të veprojnë në ujërat e tyre. Nga njëra anë, teksa mirëpresim njoftimet pozitive për lëshimin e disa licencave, na vjen keq që numri i tyre është i kufizuar dhe jo në nivelin që mund të zgjidhë problemin”, u shpreh Vivian Loonela.
Komisioni Evropian i bëri thirrje Mbretërisë së Bashkuar që të reagojë dhe garantoi se do të vijojë të angazhohet në proceset që janë në të mirë të peshkatarëve evropianë.
Aksesi i peshkatarëve të vendeve të BE-së në ujërat britanike ka qenë burim i një përplasjeje të hidhur gjatë negociatave post-Brexit dhe pavarësisht arritjes së Marrëveshjes për Bashkëpunimin Tregtar, ajo sërish mbetet një çështje e ndjeshme, me negociatat që janë ende në zhvillim.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta