Ish-ministri armen i Mbrojtjes arrestohet për korrupsion

1 Tetor 2021 | 09:03

Ish-ministri armen i Mbrojtjes është arrestuar pasi akuzohet për korrupsion.

David Tonoian akuzohet për abuzim me pushtetin, mashtrim dhe përvetësim në blerjen e armëve për forcat e armatosura.

Shuma e përvetësimit mund të jetë deri në 4 milionë euro, thanë zyrtarët, duke shtuar se shumë zyrtarë të tjerë dhe ish-ushtarakë janë gjithashtu nën hetim.

Ai ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij menjëherë pas konfliktit të vitit 2020 me Azerbajxhanin për kontrollin e rajonit të Nagarab-Karabakut.

Tonoian u emërua ministër i Mbrojtjes në 2018 dhe ishte përgjegjës për luftën e vitit të kaluar.

Më shumë se 6.500 njerëz u vranë në gjashtë javët e luftimeve, të cilat përfunduan në një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia, duke i dhënë Azerbajxhanit një pjesë të enklavës dhe zonave përreth.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026