Qytetarët e BE s’mund të futen më në Mbretërinë e Bashkuar me kartë identiteti

1 Tetor 2021 | 13:32

Qytetarëve të Bashkimit Evropian do u kërkohet një pasaportë e vlefshme për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar, tha Zyra e Brendshme në një deklaratë.

Në vendimin e ri pas Brexit, i cili hyri në fuqi të premten, theksohet se qytetarët nuk mund të përdorin më kartat e identitetit për t’u futur në tokën angleze.

“Duke i dhënë fund përdorimit të letërnjoftimeve të pasigurta, ne po forcojmë kufirin tonë”,  tha Sekretarja e Brendshme, Priti Patel.

Të gjitha vendet e BE-së gjithashtu i nënshtrohen rregullave të reja, të cilat u shpallën për herë të parë në tetor të vitit të kaluar.

“Ndryshimi do të parandalojë bandat e krimit të organizuar dhe të tjerët që kërkojnë të abuzojnë me sistemin”, tha zyra e Brendshme.

Autoritetet britanike thonë se kartat e identitetit janë më të lehta për t’u falsifikuar sepse nuk përfshijnë të dhëna biometrike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026