Të lehtësuar nga COVID, Portugalia feston ‘ditën e lirisë’, jo më maska në Belgjikë
Në Portugali nis të shijohet ‘dita e lirisë’ pasi autoritetet kanë vendosur të heqin pjesën më të madhe të kufizimeve anti-COVID. Në shtetin ku është vaksinuar 85% e popullsisë rihapen edhe klubet e natës.
Në Belgjikë, po ashtu Komiteti Konsultativ ka vendosur që duke nisur nga 1 tetori nuk do të kërkohen më maskat në sektorin e shërbimeve dhe dyqane.
Klubet e natës dhe baret e argëtimit mirëpresin sërish klientë.
Nga ky muaj për të hyrë në Vatikan duhet të jeni të pajisur me një certifikatë shëndetësore që dëshmon se jeni të imunizuar nga COVID-19.
Banorët, punëtorët dhe vizitorët do të duhet të kenë të ashtuquajturën “Green Pass”, që tashmë përdoret gjerësisht në të gjithë Italinë, një përjashtim do të bëhet për ata që marrin pjesë në meshë.
Gjykata Kushtetuese e Sllovenisë nga ana tjetër, në orët e fundit të afatit ka bllokuar një plan qeveritar për t’i bërë vaksinat e coronavirusit të detyrueshme për punonjësit publikë.
Qeveria kishte planifikuar t’u kërkonte rreth 31.000 qytetarëve, përfshirë nëpunës civilë, policë dhe ushtarë që për të vijuar punën duhet të ishin të vaksinuar ose të shëruara nga COVID-19.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta