Cili shtet prodhon verën më të mirë në botë?
Një kantinë vere argjentinase është përzgjedhur si më e mira në botë nga “World’s Best Vineyards” për të tretin vit radhazi, çmim i cili jepet pasi degustohet nga rreth 600 ekspertë ndërkombëtarë.
Kantina “Zuccardi Valle de Uco”, e cila ndodhet në provincën e Mendozës, rrëmbeu çmimin e parë për vitin 2021. Për të arritur në majat e kësaj liste, ekspertët analizojnë punishten ku prodhohet vera si dhe cilësinë e produkteve me të cilat prodhohet.
“Jemi shumë të lumtur. Është një vlerësim i rëndësishëm si për ne ashtu edhe për rajonin, pasi është një juri e madhe ndërkombëtare që ndërrohet nga viti në vit”, u shpreh Miguel Zuccardi, një prej administratorëve të kantinës.
Renditja, e cila vjen për çdo vit nga rreth 600 someljerë, ekspertë verash, gazetarë të udhëtimeve luksoze, vlerëson dhe vendet më të mira për të prodhuar apo mësuar më shumë mbi kultivimin e rrushit, si dhe arkitekturën e kantinave, restoranteve dhe hoteleve të tyre.
E me renditjen edhe të katër kantinave të tjera nga Amerikane Latinë në mesin e dhjetë më të mirave, rajoni po duket gjithmonë e më shumë si vendi i duhur për t’u vizituar nga të apasionuarit pas verës.
10 kantinat që kryesojnë në botës sipas renditjes së publikuar këtë javë janë:
*Zuccardi Valle de Uco (Argjentina)
*Marqués de Riscal (Spanja)
*Chateau Margaux (Franca)
*Bodega Garzón (Uruguai)
*Montes (Kili)
*Antinori nel Chianti Classico (Itali)
*Catena Zapata (Argjentina)
*Viña VIK (Kili)
*González Byass-Bodegas Tío Pepe (Spanja)
*Creation (Afrika e Jugut)
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta