Konfindustria thirrje institucioneve të ndërhyjnë për rritjen e çmimit të karburantit
Konfederata e Industrive të Shqipërisë (Konfindustria) i bëri sot thirrje institucioneve të ndërhyjnë sa më parë për të zbutur pasojat e rritjes së çmimit të karburanteve. Ajo madje tha se ka bërë gati një paketë me propozime që do t’ia kalojë së shpejti Kuvendit.
Konfindustria është një nga shoqatat më të mëdha që mbron interesat e industrisë së prodhimit dhe shërbimeve në Shqipëri.
“Rritja e çmimeve të karburanteve rrezikon të marrë përmasat e një krize të vërtetë energjitike në vitin 2021-2022 me pasoja të pallogaritshme negative për vendin,” – tha në njoftimin e saj Konfindustria.
“Në mungesë të marrjes së veprimeve të shpejta dhe profesionale nga institucionet shtetërore biznesi, qytetarët dhe ekonomia kombëtare do të përballet me kosto shtesë nga rritja e çmimeve të importuara nga tregjet ndërkombëtare,” – vijoi në njoftimin e saj shoqata.
Sipas Konfindustrisë tregu i karburanteve në Shqipëri karakterizohet nga “grupimet kartel dhe oligopol” dhe se bizneset dhe qytetarët, përveç rritjes së çmimeve përballen më kosto shtesë të fshehura. Në këtë pikë Konfindustria përmend cilësinë e dobët, evazionin fiskal dhe kostot e koncesioneve në sistem.
“Ministria përkatëse, agjencitë qeveritare të kontrollit të cilesisë dhe rregullatorët e sotëm të tregut, kanë dështuar krejtësisht në zbatimin e detyrave ligjore përkundrejt tregut të karburanteve,” – vijon Konfindustria.
Shqipëria pavarësisht se është vend prodhues i naftës, ka çmimet më të larta në rajon.
Çmimet e karburanteve u rritën gjatë muajve gusht-shtator duke arritur vlerat më të larta javën e fundit të shtatorit. Gazi i lëngshëm pësoi rritje të çmimit deri 60% ndërsa nafta e benzina mbi 10%.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta