Çmimi i lartë i karburantit, për çdo litër 106 lekë janë për taksat
Rritja e çmimit të hidrokarbureve ditët e fundit është goditja e radhës për xhepin e konsumatorëve shqiptarë.
Shtrenjtimi vjen nga rritja e çmimit të naftës dhe gazit në bursa, ardhur pas rritjes së kërkesës. Por në krahasim me rajonin dhe Evropën, Shqipëria është ndër vendet me çmimin më të lartë.
Importuesit dhe tregtarët e karburanteve thonë se janë të detyruar shesin shtrenjtë, për shkak të nivelit të lartë të taksave që ka vendosur qeveria.
Sipas një përllogaritje që bën Shoqata e Hidrokaruburve, në një litër naftë që sot shitet me rreth 180 lekë, 106 lekë janë vetëm taksat që shkojnë direkt në arkën e shtetit dhe të kompanive koncesionare.
Taksat që lëvrohen për llogari të shtetit (104 lekë/litër):
-
-
- Akciza 37 lekë/litër
- Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) 30 lekë/litër
- Taksa e qarkullimit 27 lekë/litër
- Taksa e karbonit 3 lekë/litër
- Rilicencimi 7 lekë/litër
-
Tarifat që lëvrohen për llogari të koncesionarëve (2.4 lekë/litër):
-
-
- Taksa e markimit 1 lek/litër
- Skanimi 1.4 lekë/litër
-
Ekspertë të hidrokarbureve thanë për Euronews Albania së çmimi i naftës pritet të jetë në këto nivele deri në fillim të vitit 2022, nisur nga kërkesa dhe kuotat e prodhimit nga OPEC në Emiratet Arabe.
Zgjidhje për uljen e çmimit mund ta japë vetëm qeveria duke rishikuar sistemin e taksave direkte.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta