Italia në zgjedhje lokale, pritet rënia e së djathtës ekstreme dhe konfirmimi i së majtës

3 Tetor 2021 | 16:28

Banorët e qyteteve kryesore të Italisë votojnë këtë të dielë për zgjedhjet lokale, që konsiderohen testi i parë për votuesit që kur Mario Draghi u bë kryeministër, në shkurt të këtij viti.

Rreth 12 milionë persona me të drejtë vote zgjedhin kryetarët e bashkive të Romës, Milanos, Napolit, Torinos dhe mbi 1 mijë qendrave të tjera administrative të Italisë.

Votimet pritet të tregojnë fuqinë në rënie të Matteo Salvinit dhe së djathtës së tij, si dhe fitoren e qendrës së majtë në postet kyçe.

Salvini, lider i Ligës së Veriut, forca e të cilit u duk e pandalshme kur udhëhoqi partinë e tij drejt fitores në zgjedhjet evropiane të vitit 2019, ka parë popullaritetin t’i tkurret dhe fuqinë e partisë të humbasë terren përballë partisë aleate Vëllezërit e Italisë.

Konkretisht, popullariteti i Ligës ka rënë nga 34% që ishte kur fitoi zgjedhjet evropiane në rreth 20% aktualisht, me sondazhet e fundit që e rendisin afërsisht në të njëjtin nivel me Vëllezërit e Italisë dhe Partinë Demokratike.

Kjo e fundit dhe Liga e Salvinit janë pjesë e qeverisë së unitetit të Mario Draghit, bashkë me Lëvizjen 5 Yjet, që në sondazhe vlerësohet me rreth 16%. Ndërkohë, “Vëllezërit e Italisë” janë në opozitë.

Aleanca e djathtë, që përfshin partinë Forza Italia të Silvio Berlusconit, udhëheq në nivel kombëtar, por mbështetja për të është më e fortë vetëm në qytetet e vogla dhe fshatra, ndaj kandidatët e saj pritet të humbasin në shumicën e qyteteve kryesore.

Në rast se asnjë nga kandidatët nuk do të sigurojë 50 për qind të votave në raundin e parë, që mbahet të dielën dhe të hënën, një balotazh mes dy kandidatëve që dalin të parët do të mbahet 2 javë më vonë.

Në Romë, ish-ministri i Ekonomisë Roberto Gualtieri nga PD pritet të spostojë kryetaren në detyrë të bashkisë, Virginia Raggi e Lëvizjes 5 Yjet, por balotazhi duket i pashmangshëm.

Raundi i dytë ka gjasa të ndahet mes Gualtierit dhe kandidatit të djathtë Enrico Michetti, një avokat dhe gazetar, me Raggin që pritet të përfundojë e treta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026